Paralajmërimet ishin të vazhdueshme.
Skenat e papara të dhunës në veri të muajit maj, rezultoi se ishin minore, krahasuar me atë që u pa në atë që nuk ishte vetëm një e diele e qetë.
Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës theksoi se “Serbia nuk po e fsheh që po do ri-kthim, në Kosovës pra në esencë kërkon të vazhdojë luftën. Luftën të cilën e humbi dhe kapitullimin e pranoi aso kohe në Kumanovcë më 9 qershor 1999.”
Rreziku për të cilin u paralajmërua parlajmëronin, u bë realitet më 24 shtator, dhe erdhi pikërisht nga Serbia, e depërtoi mbi 10 kilometra në brendësi të territorit të vendit.
Në orët e para të mëngjesit dhjetëra persona të armatosur të udhëhequr nga Milan Radojçiq u pozicionuan në kodrat e fshtatit Banjskë në Zveçan.
Të pajisur me dhjetëra makina, të maskuara me llogo të KFOR-it dhe një duzinë armatimi bllokuan hyrjen e fshatit.
Në tentativë për të larguar kamionët nga rruga, në pritë u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Aty nisi beteja që zgjati pothuajse tërë ditën.
Tre terroristë u vranë, ndërsa pjesa tjetër në krye me Radojçiqin ikën maleve dhe ia mësynë Serbisë.
Faktet e lëna në terren, që u gjetën nga institucionet kosovare, nuk linin hapësirë për dyshim: grupi i Radoiçiqit, kishte mbështetjen e parezervë të shtetit serb: duke u dhënë në dispozicion baza trajnimi, logjistikën e deri te armët.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, 24 shtatorin u mundua ta prezantojë si rebelim të serbëve të Kosovës kundër asaj që e quajti si terrori i kurtit kundër serbëve.
Sulmi u dënua gjerësisht, por Serbia, deri tani, ka shpëtuar pa asnjë therrë në këmbë: pavarësisht se edhe po i ofron trajtim mbretëror kriminelit e organizatorit të sulmit terrorist, të sanksionuarit Milan Radoiçiq.
Por prap asgjë nuk ndryshoi, ndaj Kosovës mbetën në fuqi masat ndëshkuesë e ndaj Serbisë nuk u ndërmorr asgjë.
Brukseli thotë se është në pritje të rezultateve të plota të hetimeve, që ta ketë një pasqyrë të qartë të asaj që ka ndodhur dhe thotë se në bazë të hetimit, vendet anëtare do të marrin vendime, përfshirë edhe ndonjë masë të mundshme kundër Serbisë.
Hetimin të cilin po e presin ndërmjetësuesit po e pret edhe Ministri i Brendshëm i cili thotë se është koha e fundit që gjetjet të bëhen publike.
Xhelal Sveçla, Ministër i Brendshëm ka theksuar se “Policia e Kosovës ka ndërmarrë hetimet më të mëdha në historikun e saj në rastin e Banjskës të sulmit terrorist në fshatin Banjskë. Kjo ka zgjatur por unë besoj që kemi mjaftueshëm dëshmi që hetimi të pëmrbyllet në këtë fazë. Pres që Prokuroria bashkë me Policisë e Kosovës të dalin me rezultatet e këtyre hetimeve.”
Ministri Sveçla thotë se nga 24 shtatori ku mbetën të vrarë tre terroristë nga dora e njësive special kanë nxjerrë mësim që shteti të jetë i aftë t’i përgjigjet çfarëdo lloj sfide në çdo kohë.
Bazuar në situatën politike dhe gjendjen në terren, njohësit e fushës së sigurisë vlerësojnë se shkalla e rrezikut është më e ulët.
Avni Islami, Njohës i fushës së sigurisë ka theksuar se “Institucionet e sigurisë së Kosovës tashmë e kanë të shtrirë autoritetin dhe sovranitetin 100% në veriun e Kosovës. Nëse atje grupe të organizuara kriminale në bashkpunim me strukturat e sigurisë së Serbisë kanë hapësirë shumë të vogël edhe vet qytetarët dhe kur i shtohet kësaj edhe KFOR-i si derivat i NATO-s…”
INTERPOL-i, ka lëshuar fletarrest për Radojçiqin dhe disa persona të tjera, përveç për Banjskën edhe për sulmet e muajit maj, ndërsa tre të dyshuari për sulmin terrorist në Banjskë, Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq po mbahen në paraburgim në Kosovë që nga 26 shtatori.