Pajisjet ushtarake kineze kanë forcuar ndjeshëm forcat e armatosura serbe, ka njoftuar ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq.
“Për sa i përket marrëdhënieve dypalëshe Serbi-Kinë, do të veçoja bashkëpunimin ushtarak, si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe investimet e shumta, të cilat janë shumë të rëndësishme për vendin tonë”, ka thënë Vuçeviq.
Vuçeviq ka thënë se përpjekjet për pajisjen dhe modernizimin e forcave të armatosura kishin për qëllim mbrojtjen, shkruan Reuters.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, kërkoi një koordinim më të fortë strategjik me “mikun e hekurt” Serbinë, kur takoi presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq, në Pekin javën e kaluar, duke u zotuar për mbështetje për Serbinë në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial.
Vuçeviq ka thënë se sistemi i raketave kundërajrore me rreze të mesme veprimi të Kinës FK-3 dhe UAV-të e saj CH-95 dhe CH-92A kishin qenë “pa dyshim” ndër sistemet më të rëndësishme të mbrojtjes që kishte marrë Serbia.
Serbia kishte treguar raketat e tij tokë-ajër të prodhuar nga Kina, së bashku me pajisje të tjera ushtarake të blera nga Rusia dhe Perëndimi në prill të vitit të kaluar.
Ndryshe, Serbia bleu sistemin e mbrojtjes tokë-ajër FK-3, të ngjashëm me sistemin rus S-300 ose sistemin amerikan Patriot, në vitin 2019, duke iu dorëzuar vitin e kaluar.