Serbia ia zvogëlon buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës

Lugina e Preshevës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka thënë që Serbia e zvogëloi buxhetin e tyre për 8 mijë euro më pak, pavarësisht se ka numër më të madh të popullsisë.

E kjo, sipas tij, e vështirëson “mbijetesën” e këtij këshilli.

“Me vendimin që morën, buxheti jo që rritet, por zvogëlohet për diku 8 mijë euro, që do të thotë se e vështirëson jashtëzakonisht funksionimin e këshillit”, ka thënë ai.

Lutfiu thotë se në vitin e kaluar i kanë marr mbi 130 mijë euro buxhet vjetor.

E këtë herë, nuk e kanë marr parasysh kriterin e popullsisë.

“Në vitin e kaluar i kemi marr 15 milionë dinarë, që i bie mbi 130 mijë euro. Regjistrimi i fundit ka dalë që janë diku mbi 100 mijë edhe pse enti i statistikave ka dalë me një numër të ri, por edhe me numrin e statistikave që i ka enti, buxheti është dashur që prapë me dalë me një rritje të ndjeshme, por në këtë vit nuk e kanë marrë parasysh”, u shpreh ai për Front Online.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika