Serbia kërkon nga Asambleja Parlamentare e NATO-s që Kosovës të mos i avancohet statusi

Deputeti serb Zoran Dragishiq, në një letër drejtuar përfaqësuesve të shteteve anëtare kërkoi që Kosovës mos t’i avanancohet statusi duke thënë se kjo do të çojë në “militarizimin e mëtejshëm” të vendit

Anëtari i Delegacionit të Përhershëm të Parlamentit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Zoran Dragishiq, në një letër drejtuar përfaqësuesve të shteteve anëtare kërkoi që Kosovës të mos i avancohet statusi, duke thënë se kjo do të çojë në “militarizimin e mëtejshëm” të vendit.

Deputeti serb ka kundërshtuar dhënien e statusit të asociuar për Kosovën.

“Ne theksojmë faktin se katër nga gjithsej 32 anëtarë të NATO-s nuk e njohin Kosovën, që do të thotë se aleanca nuk ka konsensus për statusin juridik ndërkombëtar të Kosovës… dhënia e statusit të anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të rrezikojë procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, shkruan N1.

Komisioni i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në mars kishte vendosur për avancimin e statusit të Kosovës në nivelin e anëtares së asociuar nga statusi i mëparshëm i vëzhgueses.

Në letrën që mbanë vulën e Institutit Ndërkombëtar për Siguri (ISI) në Beograd shtohet se avancimi i statusit të Parlamentit të Kosovës në anëtare të asociuar do të ketë “pasoja të rënda” për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, por edhe për procesin e integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

“Kosova është ende shumë larg përmbushjes së të gjitha kritereve themelore për anëtarësim potencial në NATO, të cilat dalin nga neni 10 i Traktatit dhe ‘Politika e dyerve të hapura’ të NATO-s”, vijon tutje letra.

Dhënia eventuale e statusit të ri Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, sipas deputetit serb, do të nxiste edhe më tej militarizimin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika