Serbia konstituon Kuvendin e ri

Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, në Beograd më një gusht u konsitua Kuvendi i ri i Serbisë

Kuvendi i Serbisë. 1 gusht 2022. Foto: REL

Të hënën e një gushtit të vitit 2022, në Beograd është konstituar Kuvendi i ri i Serbisë.

Afati ditor për formimin e Qeverisë së re të Serbisë është 90 ditë. Ndërkaq të martën e dy gushtit, gjatë vazhdimit të seancës, do të zgjidhet edhe Kryesia e Kuvendit.

Kandidati për kryetar të Kuvendit është Vladimir Orliq nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, shkruan REL.

Ndryshe, zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi janë mbajtur më tre prill të këtij viti.

Kuvendi i Serbisë përbëhet nga 250 deputetë dhe koalicioni i mbledhur rreth Partisë Progresive Serbe (SNS), që udhëhiqet nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka fituar më shumë se 120 vende.

Opozita e Bashkuar e Serbisë e udhëhequr nga Partia për Liri dhe Drejtësi e Dragan Gjilas ka fituar 38 ulëse në Kuvendin e ri.

Partnerja e mëhershme e partisë së Vuçiqit, Partia Socialiste e Serbisë (SPS) ka fituar 31 mandate.

Koalicioni i të gjelbërve të majtë, Moramo (Ne duhet) ka fituar 13 ulëse.

Po ashtu janë edhe disa parti parlamentare djathtiste – Zavetnici (Të betuarit) dhe Dveri me nga dhjetë deputetë dhe koalicioni NADA (Shpresa) me 15 deputetë.

Në mesin e listave që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në legjislaturën e re do të jenë edhe: Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës (SVM) me pesë deputetë, Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit me tre, dhe SDA Sanxhak dhe Së Bashku për Vojvodinën me nga dy deputetë.

Ndërsa “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të ketë një deputet.

Edhe pse Partia Përparimtare Serbe (SNS), që udhëhiqet nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në legjislacionin e ri parlamentar fitoi shumicën e votave, ajo e vetme nuk do të mund të formojë shumicën.

Zgjedhjet për herë të fundit janë mbajtur më 27 maj në Tërnoc të Luginës për parlamentin e Serbisë, ku deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, nuk i kishte marrë votat e mjaftueshme.

Në mbështetje, Kamberit i kishte dalë i gjithë spektri politik në Kosovë.

Ky do të jetë mandati i tretë i tij, si deputet në parlamentin e Serbisë.

Kamberi pas zgjedhjes deputet kërkon që Qeveria e Serbisë t’i vendosë sanksione Rusisë

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika