Serbia kundër që Kosova t’i ndihmojë bujqit e Luginës me 1 milion euro

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Serbi, po pretendon se ndarja e 1 milion eurove ndihmë për bujqit e Luginës së Preshevës nga buxheti i Kosovës, përmes Këshillit Kombëtar nuk ka bazë ligjore. Këshilli Kombëtar ka 8 ditë afat për t'iu përgjigjur ultimatumit të dhënë nga pushteti në Beograd

Foto ilustruese

Procesi i subvencionimit për mbi një mijë bujq të Luginës së Preshevës me 1 milionë euro nga Qeveria e Kosovës, është drejt përfundimit, por mund të mos lejohet nga autoritetet serbe.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzat Lutfiu, thotë se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve i ka kërkuar që brenda 8 ditësh të tregojnë se në cilën dispozitë ligjore janë thirrur për konkursin, duke kërcënuar se në rast se nuk e anulojnë vendimin atëherë vetë Ministria do ta bëj.

Sipas tij, kjo Ministri për konkursin është njoftuar nga partia shqiptare, Alternativa për Ndryshim.

“Presim që ky subjekt të sqarohet lidhur me këtë skandal jashtëzakonisht të madh. Ndërkohë unë edhe në komunikatën të cilën e publikova unë si KKSH-së nuk e anuloj këtë vendim, sepse çdo veprim e kam marrë me vetëdije të plotë dhe qëllimi ka qenë t’i ndihmojë familjeve shqiptare në Luginë të Preshevës”, ka deklaruar Nevzad Lutfiu – Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kryetari i Alternativës, Visar Mehmeti, për TV Dukagjini e ka konfirmuar se qëndrojnë prapa letrës përmes së cilës kanë kërkuar sqarim për bazën ligjore me shkas edhe mundësitë e keqpërdorimit, sikurse pretendon se kanë ndodhur në të kaluarën.

“Kryeministri Kurti duke parë keqpërdorimet që janë bërë më 2022, në këtë rast nuk ka pasur tek Këshilltarja e tij (Ardita Sinani) që edhe ky konkurs të shkoj përmes komunave, kështu që këtë janë munduar me e plasu përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar”, ka deklaruar Mehmeti.

Për këtë çështje ka reaguar edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, duke e kritikuar partinë kundërshtare, Alternativën për Ndryshim. Sinani e ka quajtur sabotazh të interesave shqiptarëve veprimin e APN-së, duke u zotuar se do të luftojnë deri në fund që ky program të realizohet.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika