Serbia ndan 5.3 milionë euro buxhet, asnjë cent për shkollat shqipe

Qeveria e Serbisë ka ndarë 5.3 milionë euro buxhet për renovimin e shkollave në komunat e Luginës së Preshevës, por asnjë cent prej kësaj shume nuk do të shkojë për shkollat shqipe. Nga Këshilli Kombëtar Shqiptar thonë se për diskriminim e radhës, do të ngrisin zërin sërish,  Pos në arsim shqiptarët janë të diskriminuar skajshmërit edhe në fusha tjera, përfshirë mos-njohjen e diplomave universitare, pasvizimin e adresa e banimit e forma tjera

Shkolla që mbanë emrin e Sami Frashërit, në Lluçan të Bujanovcit, figurativisht i përshtatet përshkrimeve të Migjenit.

Gjendja e saj, të paktën nga buxheti i shtetit të Serbisë, nuk pritet të ndryshojë.Për renovimin e shkollave në komunat e Luginës së Preshevës, Serbia ka ndarë 5.3 milionë euro, por nga kjo shumë e konsiderueshme, sipas Këshillit Kombëtar Shqiptar asnjë cent nuk e është ndarë për shkollat ku mësohet shqip.

“E kanë dorëzuar plan dokumentacionin, me të gjitha para-llogaritë, por edhe ajo nuk ka kaluar tek Ministria e Arsimit (e Serbisë). Por ndërkohë që edhe vitin e kaluar nuk ka kaluar edhe një shkollë tjetër, në fshatin Bilaq, ndërkohë shkollat serbe jo vetëm që kanë kaluar por renovimet e tyre janë duke u bërë në mënyrën më të mirë të mundshme me shifra jashtëzakonisht të larta.”, ka deklaruar Nevzad Lutfiu, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kryetari i Këshillit Nacional, Nevzad Lutfiu, thotë për diskriminimin etnik do t’i informojë të gjitha ambasadat në Beograd dhe Qeverinë në Prishtinë.

Diskriminimi në format ndryshme që Serbia e ka zbatuar në dekadat e fundit sipas përfaqësuesve politik, këto tri komuna i ka kthyer në vatra të varfërisë e të emigrimit.

“Presioni sistematik duke përfshirë pasivizimin e adresave, shpërnguljen masive, mos-zhhgjidhjen e qështjes së personave juridikisht të padukshëm, me mos-njohje të diplomave,nën-përfaqësim, mos-integrim, dhe asnjë përmirësim në fushën e arsimit”, ka deklaruar Ardita Sinani, Këshilltare politike në Qeverinë e Kosovës për Luginën.Këshilltarja politike e Kryeministrit Albin Kurti për Luginën, thotë se Qeveria Kurti në këtë mandat ka ndarë mbi 2 milionë euro e 300 mijë euro për Luginën.

“Zgjidhjet e paqarta të dekadës së fundit kanë qenë veçnaërisht të dëmshme prë shqiptarët e Luginës si dëm kolateral. Nëse Serbia do ta kishte njohur Kosovën ajo mund të lejonte përdorimin e simbioleve, të njihte diploma, dhe në të kundërtën të rregullonte bashkëpunimin”, ka deklaruar Sinani.

Sinani thotë se Serbia nuk do simetri e barazi për pakicat, por dëshiron dhe synon hegjemoni.

Sipas të dhënave nga regjistrimi i fundit i popullsisë, në Serbi jetojnë mbi 61 mijë shqiptarë, gjysma e të cilëve në Preshevë, e mbi 25 mijë të tjerë në Bujanoc.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika