Serbia ndërpren gërmimet për personat e zhdukur në Shtaval

Janë ndërprerë gërmimet për personat e pagjetur si pasojë e luftës së fundit në Kosovë. Komisioni Qeveritar për të pagjeturit ka thënë se autoritetet serbe nuk i kanë ndarë të gjitha informacionet që i ka kërkuar delegacioni i Kosovës

Shteti i Serbisë i ka ndërprerë gërmimet për mbetjet mortore të personave të zhdukur në lokacionin e Shtavalit afër Sijenicës në territorin e Serbisë.

Për këtë arsye, të mërkurën ka reaguar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës, të cilët kanë thënë se autoritetet serbe nuk i kanë ndarë të gjitha informacionet që i ka kërkuar delegacioni i Kosovës.

Sipas këtij komisioni, mosbashkëpunimi apo mosdhënia e informacioneve shtesë të kërkuara nga Komisioni i Kosovës, dëshmon mosgatishmërinë e shtetit të Serbisë për të ndriçuar fatin e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Mosdhënia e informacioneve shtesë të kërkuara nga Komisioni i Republikës së Kosovës, përveç që tregon mosbashkëpunim të institucioneve të Serbisë, dëshmon edhe mosgatishmërinë dhe mungesën e angazhimit serioz e të sinqertë të palës serbe për të ndriçuar fatin e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës së viteve 1998 – 99 në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur të Republikës së Kosovë.

Gërmimet në Shtaval kishin filluar me 10 maj dhe nuk kanë rezultuar me gjetjen e vendvarrezës masive që është kërkuar.

Komisioni i Kosovës për të pagjeturit, ka kërkuar bashkëpunim më të thellë me ndërkombëtarët për sigurimin e imazheve plotësuese satelitore për një, “periudhë më të gjerë kohore për lokacionin në fjalë, si një mundësi për të shënjuar më saktësisht lokacionin e varrezës masive, bazuar edhe në përvojat e mëparshme në dy lokacionet e varrezave masive në territorin e Serbisë, si në rastin e Rudnicës dhe rastin e Kizhevakut”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika