Serbia nuk i bashkohet masave të reja të BE-së kundër Iranit

Serbia është i vetmi vend kandidat i BE-së në Ballkanin Perëndimor që nuk i ka vendosur sanksione Iranit. Ndërkaq, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia, vendet e EFTA-s Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia dhe anëtarë të Zonës Ekonomike Evropiane i kanë vendosur sanksione Iranit

Flamuri i Serbisë dhe i Iranit

Serbia nuk ka respektuar masat e reja kufizuese të unionit kundër Iranit, duke u bërë i vetmi vend kandidat i BE-së në Ballkanin Perëndimor që nuk i është bashkëngjitur masave të reja.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, ka njoftuar se vendimit të miratuar nga Këshilli Evropian i janë bashkuar vendet kandidate.

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia, vendet e EFTA-s Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia dhe anëtarë të Zonës Ekonomike Evropiane i kanë vendosur sanksione shtetit aziatik, raporton b92.

Serbia është një ndër vendet e vetme evropiane, e cila nuk i ka vendosur sanksione edhe Rusisë, e cila që nga 24 shkurti ka filluar sulmet ndaj Ukrainës.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se Irani dhe shtetet perëndimore po mundohen të arrijnë një marrëveshje të re rreth rritjes së kapaciteteve bërthamore të shtetit islamik.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika