Serbia paguan bojkotin e serbëve në Kosovë

Serbët e veriut të Kosovës, të cilët kanë braktisur institucionet e Kosovës, janë duke nënshkruar kontratat e ofruara nga Serbia. Kontratat e punës janë nga qeveria serbe për “mbështetje të komunitetit serb”, por, në to nuk specifikohet se cilat punë do të jenë ato

Popullsia serbe lokale nënshkruan kontrata me Serbinë pas largimit nga institucionet e Kosovës. Foto REL





Serbët e veriut të Kosovës, të cilët kanë braktisur institucionet e Kosovës, vazhdojnë të nënshkruajnë kontratat e ofruara nga shteti i Serbisë.

Në këto kontrata siç raporton REL, theksohet se kryerësi i punës merr përsipër të kryejë punën për Organin e përkohshëm dhe Zyrën për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, për “mbështetje të komunitetit serb” në veri të Kosovës.

Në kontratën mbi vepër thuhet se kryerësi i punëve do t’i kryejë ato në përputhje me “urdhrin dhe nevojën e treguar”. Megjithatë, nuk specifikohet se cilat punë do të jenë ato.

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se çfarë nënkupton “kryerja e punëve për mbështetje të komunitetin serb”.

Gjithashtu, nuk ka pasur sqarime se çfarë do të thotë “kontratë për angazhim të posaçëm pune”, duke pasur parasysh se një kontratë e tillë nuk ekziston në Ligjin e punës në Serbi.

Në anën tjetër, legjislacioni i Kosovës e njeh “kontratën për detyrë të veçantë”, e cila lidhet për më së shumti 120 ditë gjatë vitit dhe kjo kontratë nuk parasheh, ndër të tjera, të drejtën për pushime.

Sipas rregullores në Serbi, kontrata mbi vepër e nënshkruar nga punëtorët, lidhet me qëllim të kryerjes së punëve që janë jashtë veprimtarisë së punëdhënësit, ndërkaq punëtori nuk i ka të drejtat e njëjta sikurse të punësuarit, ndër të tjera, kontrata nuk parashikon të drejtën e pushimeve vjetore dhe pushimit mjekësor.

Nënshkrimi i kontratës nënkupton që nënshkruesi do të marrë pagën për muajin nëntor në sistemin e Serbisë, në kuadër të institucioneve paralele – Organeve të përkohshëm të katër komunave në veri të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës që të japë komentin e saj lidhur me njoftimin se autoritetet e Serbisë kanë ofruar kontrata për serbët që kanë braktisur institucionet e Kosovës në veri të vendit. Por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka kthyer përgjigje.

Përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës pas shkarkimit të drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq për shkak të refuzimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave.

Kurti: Presidenti i Serbisë i ka gënjyer dhe ka zhgënjyer amerikanët e evropianët

Qeveria e Kosovës nga 1 nëntori ka filluar zbatimin e planit për riregjistrimin e automjeteve me targa të lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës. Këto targa është dashur të zëvendësohen me ato që kanë mbishkrimin RKS (Republika e Kosovës).

Serbët nga veriu i Kosovës dhe Beogradi zyrtar kundërshtojnë riregjistrimin e targave në RKS dhe kërkojnë targa KS, të cilat konsiderojnë neutrale ndaj statusit.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi më 9 nëntor, se serbët që kanë braktisur institucionet e Kosovës, do të punësohen në organet shtetërore të Serbisë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika