Serbia përgatit amendament të rezolutës për integritetin e Ukrainës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Beogradi do të dorëzojë një amendament të një rezolute që duhet të miratohet nga Këshilli i Evropës, e që ka të bëjë me integritetin territorial të Ukrainës, të Moldavisë dhe të Gjeorgjisë.

“Ata thonë se po mbrojnë integritetin e Moldavisë, Gjeorgjisë… Ne kemi shtuar një amendament për të respektuar integritetin territorial të të gjitha vendeve të tjera të Këshillit të Evropës”, ka thënë Vuçiq për Televizionin Happy të Serbisë, raporton REL.

Samiti i Këshillit të Evropës do të mbahet gjatë këtij muaji në Islandë.

Vuçiq ka deklaruar se nuk do ta ndjekë atë, nëse amendamenti nuk pranohet.

Serbia, e cila është anëtare e Këshillit të Evropës, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron atë pjesë të territorit të saj.

Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do ta ndryshojë rrugën e saj evropiane pas pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, por se në marrëdhëniet dypalëshe, shtoi ai, do të punojë më ngushtë me vendet që kanë votuar kundër anëtarësimit të Kosovës.

Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës ka vendosur më 24 prill që aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ta dorëzojë në Asamblenë Parlamentare.

Me këtë vendim kanë nisur zyrtarisht procedurat për shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës, i cili është dorëzuar në maj të vitit 2022.

Serbia përpiqet ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, edhe pse me disa marrëveshje të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian është zotuar se nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika