“Serbia po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në veri”, Vela publikon dokument nga Qeveria serbe

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Qeveria e Serbisë po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 23 prill në katër komuna veriore të Kosovës

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes

Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka publikuar një dokument, sipas të cilit, Qeveria e Serbisë propagandon për zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se dokumenti nga Qeveria serbe është dëshmi e përpjekës për të ndërhyrë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

“Kjo është një dëshmi prima facie e përpjekjes së Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës. Një ndërhyrje e tillë e huaj në zgjedhje, synon të prishë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët vendas që të mos ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, ka shkruar Vela.

Dokumenti i publikuar nga Vela tregon se serbët e Kosovës janë në rrezik dhe kanë nevojë për mbrojtje.

Zgjedhjet në katër komunat veriore pritet të mbahen të dielën e 23 prillit 2023.

“Tendenca për destabilizim në veri të vendit është e kufizuar dhe nuk mund të përhapet në pjesën tjetër të Kosovës apo në rajon”.

Kështu ka thënë ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shkëlzen Sopjani, në një prononcim për Portalin Dukagjini.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi AKI ka informacione që në Rashkë të Serbisë dy grupe po zhvillojnë trajnime për ta destabilizuar veriun e Kosovës.

Këtë informacion e ka dhënë kryetarja e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, e cila ka thënë se ua ka dhënë drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

Sipas saj, pjesëtarë të së ashtuquajturës ”Organizatë për Mbrojtje Civile” po trajnohen në Rashkë për gjuajtje me armë e taktizime, që synim kanë të destabilizojnë veriun në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika