Serbia relativizon marrëveshjen me Rusinë, eurodeputetë kërkojnë masa

Marrëveshjen me Rusinë të dielën, nënshkruesi nga pala serbe, ministri i Jashtëm, Nikola Selakoviq është munduar ta minimalizoj duke thënë se është më shumë teknike. Megjithatë në Parlamentin Evropian, marrëveshjen e konsiderojnë si skandaloze dhe shenjë se duhet të ngrihet rrugëtimi i Serbisë drejt BE-së





Me vendin që shumë shtete i kanë vënë sanksione dhe po dhurojnë armë për ta luftuar, të premtën konfirmoi vazhdimësinë e bashkëpunimit.

Marrëveshjen e nënshkruar me Rusinë, ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, është munduar ta arsyetojë duke deklaruar se të ngjashme, nënshkruajnë vazhdimisht që nga vitit 1996, dhe se ka të bëjë me çështje teknike e nuk prekin fushën e sigurisë.

Përderisa për Selakoviqin ka qenë e zakonshme, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, skandaloze Viola Von Cramon, dhe sipas saj, ky mund të jetë një sinjal që të ngrijnë bisedimet e Serbisë për anëtarësim në BE.

Për marrëveshjen ka alarmuar e reaguar edhe Kryeministri i vendit.

Përkundër kësaj, ish-diplomati Anton Berisha, tash pjesë e LDK-së,  ka thënë se Kosova nuk po di ta shfrytëzojë orientimin e Serbisë kah Rusia.

“Ata ose nuk e kanë kuptuar detyrën që e kanë edhe nuk po kuptojnë as se kë e përfaqësojnë. Duke u marrë me tema të mëdha ata sikur japin përshtypjen që përfaqësojnë Bashkimin Evropian apo SHBA-në. Këta duhet me i’a qa hallin vete dhe popullatës së tyre dhe jo me mbajtë ligjërime sesi duhet të zgjidhet kriza e Rusisë me Ukrainën sepsa atë krizë e zgjidhin vetë akterët”,  ka deklaruar për RTV Dukagjini Anton Berisha, LDK.

Sipas Berishës, Kosovës i mbetet të tregohet palë konstruktive, pasi Serbia po e paguan çmimin e orientimit pro-rus.

“Çdo shtet evropian që ka udhëheqje normale dhe popullatë normale do të duhej ta kishte synimin integrimin në Bashkimin Evropian. Sepse BE është organizimi më i zhvilluar në planetin tonë. Dhe nëse këtsaj ia shtojmë edhe SHBA-në kemi të bëjmë me superioritetin e zhvillimit. Pastaj janë kampionë të të drejtave të njeriut dhe në të gjitha aspektet civilizuese. Vet fakti që Serbia ka ngecur në negociata me BE-në ai është një çmim i rëndë për Serbinë dhe popullatën. E njëjta gjë vlenë edhe për neve që jemi bërë peng të këtij dialogu por që të njëjtën kohë edhe për shkak të organizimi të brendshëm (Organizimit të Bashkimit Evropian)”, shprehet anëtari i LDK-së Anton Berisha.

Pikërisht për integrimin e Serbië në Bashkimin Evropian ka folur një deputeti Vladimir Bilcik. Deputeti sllovak në Parlamentit Evropian, marrëveshjen  fundit Serbi-Rusi e ka cilësuar “goditje serioze” për procesin e pranimit të Serbisë në Ballkanin Perëndimor.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika