Serbia sjell barna për serbët e Kosovës, dërgesa pret lejen e MSH-së

Serbia ka nisur drejt Kosovës një dërgesë me barna për komunat e banuara me shumicë nga serbët. Mirëpo, nuk është futur akoma në Kosovë pasi gjendet në doganë, duke pritur vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, nëse dërgesa do të lejohet të hyjë. Për këtë çështje ka heshtur kryeministri Albin Kurti gjatë ditës, derisa njëjtë ka vepruar edhe zyra e tij

Partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe ishte ankuar gjatë javës së kaluar se serbët kanë mbetur pa barna në institucionet paralele shëndetësore të tyre.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ishte duke e trajtuar këtë çështje, Serbia ka dërguar në kufi kamionë me barna.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Falë luftës intensive dhe të gjatë diplomatike, kontingjenti i barnave tona do të dërgohet së shpejti në spitalet e serbëve në Kosovë. Dy kamionë tërheqës dhe një kamion me barnat e nevojshme dhe solucionet infuzive kanë hyrë në në Kosovë mbrëmë dhe pas procedurave do të shpërndahen nëpër institucionet tona shëndetësore”, ka deklaruar Petar Petkoviq – Qeveria e Serbisë.

Por, këto barna akoma nuk kanë arritur në destinacionet brenda Kosovës drejt të cilave ishin nisur.

Dogana e Kosovës i ka treguar Dukagjinit se kjo dërgesë është në mbikëqyrje doganore derisa Ministria e Shëndetësisë të marrë një vendim.

“Një dërgesë me barna donacion është deklaruar për zhdoganim pranë Doganës së Kosovës. E njëjta i është nënshtruar aplikimit për lejim importi pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës do të trajtojë këtë kërkesë konform procedurave dhe dispozitave ligjore dhe deri në përfundim, dërgesa mbetët nën mbikëqyrje doganore”, kanë thënë nga Dogana e Kosovës.

Për këtë çështje, Dukagjini ka provuar ta pyes kryeministri Albin Kurti gjatë një aktiviteti ku mori pjesë të shtunën, por ai nuk pranoi pyetje për tema tjera.

Përgjigje, televizioni nuk mori as nga zyra e Kurtit në pyetjet e dërguara me shkrim.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika