“Serbia ta heqë ushtrinë nga kufiri, veriu është çështje e brendshme e Kosovës”, flet zëdhënësi i NATO gjatë luftës në Kosovë

"Kam qenë mjaft i qartë për dërgimin e forcave ushtarake serbe në kufi për një çështje që nuk i përket Serbisë, por është një çështje e brendshme e Kosovës. Ka një mbireagim, është e papranueshme dërgimi i këtyre trupave. Ato duhet të rikthehen në vendin e tyre. Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës"

Ish-zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea

Ish-zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, duke komentuar situatën e krijuar në veri të Kosovës gjatë ditëve të fundit, ka thënë se prania e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është e papranueshme.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Shea e cilësoi këtë veprim mbireagim të papranueshëm nga Beogradi, për diçka që është çështje e brendshme e Kosovës.

“Kam qenë mjaft i qartë për dërgimin e forcave ushtarake serbe në kufi për një çështje që nuk i përket Serbisë, por është një çështje e brendshme e Kosovës. Ka një mbireagim, është e papranueshme dërgimi i këtyre trupave. Ato duhet të rikthehen në vendin e tyre. Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës. Veriu është një çështje e brendshme e Kosovës. Mesazhi im është që: Kosovë, puno bashkë me BE dhe SHBA! Pavarësisht zemërimit, mos humbisni besimin e miqve më të ngushtë”, ka thënë Shea.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika