Serbia urdhëron “të ndërpritet” festivali “Mirëdita, dobar dan”

FOTO:REL

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, njoftoi se Ministria e Brendshme ka lëshuar një urdhër për ndalimin e tubimit në festivalin “Mirëdita, dobar dan”.

“Ministria e Brendshme lëshoi urdhër për ndërprerjen e tubimit publik ‘Mirëdita, dobar dan’, për shkak se mund të rrezikojë sigurinë e njerëzve dhe të pronës, por edhe rrezikon të prishë rendin publik dhe paqen në shkallë të gjerë”, tha Daçiq, por edhe Ministria e Brendshme.

Daçiq tha se nuk do të lejohen tubime në këtë zonë.

“Organizatorët janë informuar për këtë urdhër”, tha Daçiq, raporton REL.

Hapja e festivalit është paraparë të ndodhte në orën 18:30 të 27 qershorit në sheshin Dorqol dhe disa orë para hapjes, një grup i madh i djathtistëve u mblodhën në hyrje të zonës, duke valëvitur flamuj serbë.

Sipas gazetarëve të Radios Evropa e Lirë, ky grup protestuesish janë dëgjuar duke brohoritur “Kosova është zemra e Serbisë”, kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë fyer qytetarët e Kosovës.

Në sheshin Dorqol, ku mbahet festivali dhe i cili është i mbyllur për trafik, janë parë një numër i vogël i policëve.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, që janë organizatorë të festivalit, pritet që të dalin me një njoftim shumë shpejt./REL

Lajmi në përditësim..

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika