Serbia vajton pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën

Pas miratimit nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të Rezolutës që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, krerët e shtetit serb janë përpjekur të dramatizojnë situatën përpara botës në krye me personalitetin "dramaqueen" të Ballkanit, Aleksandër Vuçiq

Pas miratimit nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së së Rezolutës që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, krerët e shtetit serb kanë nisur të bëjnë atë që dinë ta bëjnë më së miri; të vajtojnë dhe dramatizojnë gjendjen e tyre karshi botës.

Mediet e afërta me pushtetin në Serbi, Rezolutën e Serbisë e quajnë si “rezolutë të turpit”, kurse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në fjalën  tij në OKB ka thënë se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar”.

Si, Vuçiq, i cili gjendej në OKB edhe Qeveria e Serbisë në krye me Millosh Vuçeviçin, u mbështjellën me flamurin serb.

“Mbështetje për presidentin Vuçiq në luftën e pamëshirshme për popullin dhe vendin tonë”, ka shkruar Vuçeviç në Instagram.

Në Serbi pretendojnë se disa shtet ua ngulën thikën pas shpine dhe sipas Vuçiqit, më këtë votim u panë miqtë e vërtetë të Serbisë.

E Gjermania, si njëra nga sponzorizueset kryesore të kësaj rezolute, po cilësohet nga politika dhe mediet e Beogradit si “kërcënuese” ndaj shteteve të tjera.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika