Sezoni i 4-të i serialit “Stranger Things”, pjesa e parë, ishte publikuar në Netflix disa javë më parë. Por kanë mbetur vetëm edhe dy episode, të cilat do të publikohen e që kompania e transmetimit u ka dhënë fansave pamjet se çfarë do të vijë në pjesën e dytë.
Të martën Netflix publikoi një trailer të plotë, për episodet që do të publikohen më 1 korrik.
Në trailerin e publikuar, Max Mayfield në kapitullin ‘Upside Down’, dhe shokët e saj shihen duke udhëtuar, teksa Steve Harrington drejton një autobus. Më pas ata janë duke u bërë gati për të luftuar përbindshat, e që në fund të trailerit dëgjohet fjalia ‘shokët e tu kanë humbur’, por se çfarë do të ndodhë mbetet të shihet më 1 korrik.
Gjithashtu, përbindshi kryesor, Vecna shihet se është lëshuar në botën reale, ndërsa në trailer dëgjohet edhe remixi i këngës ‘Running Up That Hill’, të Kate Bush-it.
Pas pjesës së parë, dihet për origjinën e Vecna-s, duke parë Eleven duke luftuar me fuqitë e saj. Janë përjetuar edhe disa momente mjaft të çuditshme, derisa Klubi i Ferrit balancon luftën mes shkollës dhe demonëve të mbinatyrshëm.
Ndërsa, pjesa 1 e sezonit të fundit të Stranger Things kishte shtatë episode, pjesa 2 do të përfshijë vetëm dy.
Episodi i parë i pjesës 2 do të zgjatë mbi 80 minuta, ndërsa i fundit do të zgjatë gati dy orë e gjysmë.
Sezoni i 4-të i Stranger Things , pjesa 2, do të mbyllë historinë e sezonit. Netflix ka thënë në të kaluarën se mendon se seriali mund të jetë pjesë e një universi më të madh të zgjeruar, por nuk janë shpallur plane konkrete deri më tani.
Sezoni 4 i Stranger Things, pjesa 2 do të jetë i disponueshëm nga 1 korriku në Netflix.