Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Gjatë kontrollit në një shtëpi në fshatin Grabovc në komunën e Zveçanit, policia sot ka gjetur armë, granata dhe municion. Me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar në lidhje me këtë rast.

Policia përmes një njoftimi ka thënë se me datën 22.11.2024, pas pranimit të një informate mbi dyshimet për armë dhe municion, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në fshatin Grabovc të Zveçanit.

“Kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në një objekt përcjellës të saj. Gjatë kontrolli janë gjetur armë, municion dhe mjete shpërthyese. Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë konfiskuar  dy mjete shpërthyese (granata dore) M-52, dy armë AK-47, një  pushkë M-48 (karabinë), 86 copë fishekë të armës AK-47, 35 copë fishekë të armës M-48, tre karikatorë të armës AK-47”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika