Sërish protesta në Serbi: Zbulohet data dhe rruga e protestës së gjashtë “Serbia kundër dhunës”

Protesta e gjashtë e radhës “Serbia kundër dhunës” do të mbahet të premten, me fillim nga ora 18:00 para Kuvendit të Serbisë, kanë njoftuar përfaqësuesit e partive politike opozitare

Në Serbi të premten e nëntë qershorit do të mbahet protesta e radhës kundër regjimit të qeverisë të dirigjuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Rruga e protestës së radhës do të jetë nga Kuvendi i Serbisë, duke kaluar parkun Tashmajdan deri në Fakultetin Juridik, prej nga do të zbresë nga rruga e Beogradit deri në Slavije dhe më pas në rrugën Nemanja në Qeverinë e Serbisë, rreth së cilës do të bëhet një unazë.

Qytetarët do të mund të përgatisin mesazhe për Ministrinë e Arsimit, pranë së cilës do të kalojnë, por edhe për të gjithë Qeverinë.

Siç u tha në konferencën për media, në fokus të protestës së radhës do të jetë arsimi për, siç thanë ata, planin e paralajmëruar në mënyrë kaotike për fundin e vitit shkollor.

Deputetët e opozitës thanë se organizatorët nuk po heqin dorë nga kërkesat që u bënë në protestën e parë “Serbia kundër dhunës”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika