Sërish protestë, bashkë me NjSI-në del edhe anti-terrori

Njësia me elitare e Policisë së Kosovës, do të protestoj për herë të dytë gjatë së martës. RTV Dukagjini ka mësuar se kësaj njësie do t’i bashka ngjiten edhe Drejtoria kundër terrorizmit. Derisa NJSI proteston, Qeveria e Kosovës ende nuk ka një reagim për kërkesën e tyre

Një pamje sikurse kjo e para një jave ku Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e mjeteve Eksploduese, pritet të përsëritet.

Të maskuar e më uniform, pjesëtarët e njësisë më elitare të policisë së Kosovës kanë paralajmëruar së të martën do të përsërisin protestën e tyre me kërkesën e njëjtë, rritjen e shtesave të rrezikshmërisë.

Burime të televizionit Dukagjini, kanë bërë të ditur së në protestën e së martës, do t’i bashkohen edhe disa njësi të tjera përfshirë edhe Drejtoria Kundër Terrorizimit.

Derisa qëndrimi i tyre vazhdon të jetë i njëjtë, institucionet qendrore të Kosovës, përveç reagimeve në rrjetet speciale pas protestës së parë, nuk kanë bërë ndonjë hap tutje.

Shqetësuese mosreagimin e institucioneve, qoftë edhe për një dialog më këta pjesëtarë po e sheh Rrahman Sylejmani, kolonel në pension.

“ Kjo është shqetësuese pasi një njësi elite e policisë e cila kur krejt këto tjerat dështojnë ata qasen në zgjedhjen e problemeve , kjo nuk është e mirë në këtë situate që gjendemi, kemi sfida tjera andaj duhet të ulen e të diskutojnë”, ka thënë Sylejmani.

Me këtë se çfarë thotë Sylejmani pajtohet edhe Nuredin Ibishi, që dikur ishte pjesë e komisionin parlamentar për siguri.

“Shumë ma mirë janë bisedimet edhe më sindikatën edhe më krerët e  Policisë, nëse nuk munden  të zgjidhet çështja e tyre të pakten të bëhet në një kohë më të afërt. Ky mur I heshtjes mes dy palëve nuk është I mirë”, ka thënë Ibishi.

Për paralajmërimin e protestës së radhës, gjatë ditës nuk janë deklaruar sindikata e Policisë së Kosovës.

Sipas propozimit të Qeverisë prezantuar dy javë me parë, shtesat për njësitë elitare Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të Afërt), janë nga 150 euro shtesë pagës bazë.

120 euro shtesë për Njësitë Speciale Operative, K-9 dhe njësia për eksplozivët dhe deminim.

Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika