Katër qen të ngordhur janë gjetur pranë njëri-tjetrit në shëtitoren e Mitrovicës së Veriut, para mesnatës së 24 majit. Por, disa qytetarë kanë pretenduar se dy persona qenve u kanë hedhur hot-dog të helmuar dhe policia u njoftua për këtë rast.
Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Sapa” ka raportuar raste të tjera të helmimit të qenve. Policia ka konfirmuar se rasti do të hetohet.
Në Mitrovicën e veriut, që nga 3 marsi, ka pasur helmime të vazhdueshme, pothuajse të përditshme të kafshëve, kryesisht qenve. Sipas të dhënave të Shoqatës për Mbrojtjen e Kafshëve “Sapa”, në këtë periudhë kanë ngordhur mbi 100 qen.
Si rezultat, qytetarët e Mitrovicës shpesh gjejnë trupa të pajetë të qenve të ngordhur në rrugët e tyre. Kështu ishte edhe mbrëmë.
“Një nga kafshët shtëpiake të ngordhura të Mitrovicës e gjetëm në rrethrrotullimin në qendër të qytetit, buzë asfaltit”, raporton Kossev, përcjell Dukagjini.