Sërish rritet çmimi i naftës, Qeveria pa përgjigje

Çmimi i naftës sërish ka shënuar rritje në Kosovë. Qytetarët po e konsiderojnë të papërballueshme, derisa nga shoqata e naftëtarëve, thonë se kjo rritje e çmimit po përsëritet si pasojë e luftës në Ukrainë

Thuajse çdo të dytën ditë i duhet që të furnizohet me naftë.

Por çmimi i lartë i kësaj lënde është i papërballueshëm për Visar Tahirin.

“Po është shumë keq, mezi po mbijetojmë, pagat janë shumë të vogla ndërsa çmimet në përgjithësi po rriten vazhdimisht, shtrenjtë, vështirë është t’iu mbijetojmë këtyre rritjeve të çmimeve dhe kësaj katrahure’’, ka thënë qytetari Visar Tahiri.

E kjo ka ndikuar shumë në jetën e tij, pasi që jo vetëm çmimi i naftës por edhe i artikujve kanë shënuar rritje të madhe.

Këtë, Tahiri po e sheh të vështirë dhe katrahurë.

“Është shumë e zorshme, shumë e pa përballueshme, në momentin kur dalim për shoping apo për të blerë produktet bazë, më herët kushtonin 100 euro, ndërsa tash 200. Presim që qeveria të reagojë, duhet që qytetarëve t’i dalë në ndihmë”, shtoi Tahiri.

Ndërkohë rritje të çmimit të naftës pritet të ketë edhe në vazhdim.

Gjatë ditës, çmimi i naftës ka pësuar rritje. Shoqata e naftëtarëve kanë paralajmëruar se edhe ditëve në vazhdim do të ketë rritje të çmimit.

Faktori kryesor për këtë rritje të çmimit të natës duket se është lufta në Ukrainë.

E për këtë situatë në këtë sektor, Fadil Berjani, Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, thotë se po ndikon lufta në Ukrainë.

Madje, stabilitetin sa i përket naftës thotë se lidhet me përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Në rritjen e çmimit ndikim ka lufta në Ukrainë. Kjo nuk është duke ndodhur vetëm në Kosovë, po është duke ndodhur në tërë botën. Stabilitet në këtë sektor do të ketë pas përfundimit të luftës në Ukrainë. Ne presim nga qeveria që rezervat shtetërore të ruhen në deponitë tona dhe pikat e karburantit. E jo siç u tentua nga ish-ministrat qe rezervat shtetërore të ruhen jashtë Kosovës”, ka thënë Fadil Berjani.

RTV Dukagjini ka tentuar të bisedojë edhe me Ministrinë e Tregtisë, mirëpo kjo ministri nuk ka pranuar që të japin një sqarim për këtë situatë.

Çmimi i naftës nuk ka shënuar rritje vetëm në Kosovë, por edhe në vendet e tjera të rajonit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika