Serwer: Asociacioni me kompetenca ekzekutive krijon “Republika Srpska” brenda Kosovës

Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive

Daniel Serwer, profesor amerikan në Universitetin “John Hopkins” në ShBA. Foto: Tanjug

Profesori i shquar amerikan, dhe njohësi i çështjeve politike të Ballkanit, Daniel Serwer, ka thënë se themelimi i një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive brenda Kosovës, do të krijonte një “Republika Srpska”, të ngjashme me atë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Kjo do të krijojë një tjetër ‘Republika Srpska’ de fakto. Republika Srpska e Bosnjës tani po përgatitet të refuzojë autoritetin e gjykatave të Sarajevës. Të njëjtën gjë mund ta presim edhe në Kosovë, nëse Asociacioni formohet me kompetencat ekzekutive që kërkon Beogradi”, ka thënë ai.

Profesori amerikan është shprehur se Serbia nuk është vend aleat i shteteve perëndimore dhe se ka një politikë të neutralitetit ushtarak.

“Serbia nuk është një vend aleat. Ajo nuk është anëtare e NATO-s apo një aleat i madh joNATO dhe ka një politikë të neutralitetit ushtarak. Ajo nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës. Në fakt, Beogradi është kryesisht jashtë përafrimit me politikat e jashtme të BE-së që ka premtuar se do t’i respektojë”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka shkruar se ShBA nuk është duke e bërë atë që po e kërkon Kosova, njohjen dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika