Serwer: Harris-it mund t’i duket Kosova si Tajvani e Ukraina

Eksperti amerikan për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer, ka shprehur mendimin se Kamala Harris, si presidente e mundshme e ShBA-së, “mund ta trajtojë” Kosovën si Tajvanin dhe Ukrainën

Daniel Serwer, profesor amerikan në Universitetin “John Hopkins” në ShBA. Foto: Tanjug

Eksperti amerikan për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer, ka theksuar se ardhja e mundshme e Kamala Harrisit në krye të ShBA-së do të ketë ndikim të madh edhe në politikën në Ballkan.

Sipas Serwer-it, Harris është e ashpër ndaj Kinës, ngjashëm si Joe Biden dhe Donald Trump, dhe se “Kosova asaj mund t’i duket si Tajvani dhe Ukraina”.

Ai ka theksuar se Harris duhet ta mbrojë Kosovën nga pretendimet territoriale dhe sipas tij, Harris nuk do të jetë përkrahëse e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe apo e autonomisë së Republika Sërpskas.

“Kjo do të thotë se ajo duhet të ushqehet dhe të mbrohet nga pretendime territoriale nga një ish-sovran. Ajo s’ka gjasa të jetë simpatike ndaj Asociacionit të Komunave me shumicë serbe apo autonomisë së Republika Sërpskas. Dikush duhet ta këshillojë herët dhe shpesh se të dyja janë të këqija”, ka shkruar Serwer në blogun e tij në internet.

Serwer gjithashtu ka kritikuar qasjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, drejt aleancave me Kinën, Rusinë dhe vende autokratike.

“Administrata Biden ka miratuar një politikë qetësimi ndaj Serbisë. Megjithatë, nuk ka asnjë arsye pse Harris duhet ta vazhdojë atë. Presidenti Vuçiç e ka orientuar Beogradin drejt lindjes, duke u rreshtuar me Kinën, Rusinë dhe autokracitë e tjera, duke përfshirë Azerbajxhanin dhe Hungarinë. Furnizimet serbe me municione për Ukrainën ia vlejnë diçka, por ka të ngjarë të rrjedhin për arsye ekonomike edhe nëse i jepet fund sapunit të butë politik”, ka shkruar ai.

Për luftën në Ukrainë, ai ka deklaruar se Harris do ta mbështesë fitoren e Kievit dhe humbjen e Moskës, dhe nuk do të tolerojë ndarjen etnike.

Harris siguron mbështetjen e nevojshme për t’u bërë kandidate për presidente

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika