Serwer: Imponimi i një modeli për Asociacionin s’do të funksiononte, Serbia shkeli Marrëveshjen

"Do të mund të provonin të impononin diçka, por dyshoj se kjo do të kryente punë"

Daniel Serwer, Profesor i Universitetit “John Hopkins”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se imponimi i një modeli për Asociacionin e komunave me  shumicë serbe nga ndërkombëtarët “nuk do të kryente punë”.

Serwer beson se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës parapelqejnë që Kosova të propozjë një të tillë.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara besoj se do të parapëlqenin që Kosova të propozojë diçka që dëshiron. Do të mund të provonin të impononin diçka, por dyshoj se kjo do të kryente punë. Paramendoj se Kosova do ta injoronte atë derisa Bashkimi Evropian ta inkorporonte brenda proceseve anëtarësuese [në BE]. Por, kjo është tepër larg”, ka thënë Serwer për Nacionale.

Ndërsa, sa i përket Marrëveshjes së Ohrit sipas Serwer, Serbia e ka shkelur atë kur e ka kundështuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Serbia pa pikë dyshimi e ka shkelur Nenin 4 të Marrëveshjes së shkurtit: ‘Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndëerkombëtare’. Lidhja që Serbia po citon është në mënyrë eksplicite e përjashtuar në Marrëveshjen e Ohrit: “Kosova dhe Serbia pajtohen që të githa Nenet t’i zbatojnë pa ndërlidhje me njëra tjetrën”, ka shtuar Serwer.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika