Serwer për Dukagjinin: Beogradi e ka destabilizuar veriun e Kosovës për ta bllokuar përparimin në dialog

Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se Serbia me qëllim i ka vendosur barrikadat në veri vetëm për ta penguar dialogun Kosovë-Serbi

Daniel Serwer, Profesor i Universitetit “John Hopkins”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Barrikadat e vendosura në veri të Kosovës tashmë kanë hyrë në ditën e 18-të, derisa në horizont nuk po shihet se mund të ketë një zgjidhje të shpejtë për to.

Madje, situata në atë pjesë vetëm se është duke u përkeqësuar. Në vend se barrikadat të largohen, ato dita ditës vetëm po shtohen.

Këtë të martë, është ngritur një barrikadë e re në Lagjen e Boshnjakëve, lagje e cila është vendbanim multietnik, ku jetojnë shqiptarë, boshnjakë e serbë. Po ashtu, barrikadë e re është vendosur edhe në Zveçan.

Për temën e veriut dhe barrikadave, Portali Dukagjini e ka zhvilluar një intervistë me profesorin e mirënjohur amerikan dhe njohësin e çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer.

Serwer thotë se Serbia qëllimisht është duke e tensionuar veriun e Kosovës, në mënyrë që ta pengojë përparimin e dialogut.

“Unë dyshoj se ata mund ta përshpejtojnë dialogun pa sjellë pasoja për Beogradin, i cili qëllimisht ka destabilizuar veriun e Kosovës për të bllokuar përparimin në dialog”, ka thënë Serwer për Portalin Dukagjini.

I pyetur se a duhet që Policia e Kosovës apo KFOR-i t’i largojnë me forcë barrikadat e vendosura nga bandat kriminale në veri, Serwer ka thënë se fillimisht nuk është dashur të lejohej vendosja e tyre.

Ai u shpreh se për shkak të situatës së tensionuar duhet të kenë kujdes në heqjen e tyre. Sipas profesorit amerikan, barrikadat duhet të hiqen përmes negocimit.

“Ata nuk duhet të kishin lejuar ndërtimin e barrikadave, por tani duhet të jenë të kujdesshëm në heqjen e tyre. Preferenca ime do të ishte negocimi nga një pozicion i fortë”, ka thënë ai.

Zgjidhja afatgjate sipas profesorit Serwer duhet “të jetë njohja reciproke dhe qeverisja e decentralizuar në Kosovë, e cila tashmë ekziston”.

Në fund, Serwer thotë se Serbia duhet t’i paguajë pasojat për vendosjen e barrikadave dhe tensionimit të situatës në veri të Kosovës.

“Duhet të ketë pasoja. Brukseli dhe Uashingtoni janë të pajisur më mirë se unë për të kuptuar se cilat duhet të jenë ato”, ka thënë ai.

Ditë më parë, ministri i Punëve Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte paralajmëruar heqjen e barrikadave nga Policia e Kosovës, nëse këtë nuk e bën KFOR-i.

Por, kanë kaluar 18 ditë, prej qëkur janë vendosur barrikadat e para, dhe nuk ka asnjë intervenim për largimin e tyre nga Policia e Kosovës apo KFOR-i.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika