Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer, njohës i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, ka komentuar takimin në mes të të Këshilltarit të Lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Serwer filloi shkrimin e tij duke thënë “Ky nuk është një përqafim i ngrohtë”, duke shtuar se Chollet ka filluar të kuptojë se Vuçiq nuk ndan përkushtim ndaj parimeve demokratike.
Sipas Serwer “bisedë e mirë’ është një shprehje diplomatike për të shprehur mosmarrëveshjen.
“Ky nuk është një përqafim i ngrohtë. Derek po shpreh dëshirat e SHBA-së për marrëdhënien. Ndoshta ka filluar ta kuptojë se Vuçiq nuk ndan përkushtimin ndaj parimeve demokratike. Një ‘bisedë e mirë’ është (shprehje) diplomatike për mosmarrëveshje”, ka shkruar profesori amerikan, Serwer në Twitter.