Sfeçla mohon shkarkimin nga pozita të shefit të Policisë që hetoi Nagip Krasniqin

Shefi i Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës, (ish Task- Forca), Shemsi Haziri është shkarkuar nga pozita e tij më 08.07.2024.

Departamenti brenda Policisë së Kosovës që udhëhiqej nga Shemsi Haziri ka hetuar rastin e kryeshefit tashmë të suspenduar të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar; ushtrimi i ndikimit, dhe konflikti i interesit.

Për këtë shkarkim është pyetur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë një interviste në “Kallxo Përnime”.

Ministri mohoi që Haziri është larguar nga pozita e tij për shkak se hetoi Nagip Krasniqin e Martin Berishaj.

“Absolutisht jo, absolutisht jo, s’bëhet llaf” – u shpreh i pari i MPB-së.

“Në Policinë e Kosovës ka ndërrime të vazhdueshme” – tha tutje ai.

Ministri tha se ka shumë raste kur nuk është në dijeni me të gjitha veprimet e operacionet që bën Policia.

Pas shkarkimit të Hazirit, Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës kishte thënë se shkarkimi i drejtorit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës është politik.

Sipas PDK-së, shkarkimi ka të bëjë me ambasadorin Martin Berishaj, si dhe drejtorin e pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Shija e redaktorit

Pamje fantastike nga lëvizja e forcave rezervë të Mbretërisë së...

Shtabi i Përhershëm i Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar përmes kanalit zyrtar në rrjetin social X, ka shpërndarë fotografi të lëvizjeve të forcave rezervë...

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes...

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se...

Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve...

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023. 87% e...

Të fundit nga rubrika