Sfidat që po e presin Kosovën, Gashi: Qeveria s’po arrin ta menaxhojë debatin publik në Kosovë

Analisti Astrit Gashi, ka thënë se furnizimi me enegji elektrike dhe kriza e madhe ekonomike janë disa nga sfidat me të cilat do të përballet Qeveria e Kosovës edhe gjatë periudhës së vjeshtës

Analisti Astrit Gashi

Analisti Astrit Gashi, teksa ka folur për sfidat që e presin Qeverinë e Kosovës gjatë periudhës së vjeshtës, ka thënë se mënyra se si qeveria po e menaxhon debatin publik është jashtë kontrolles.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Gashi ka thënë se furnizimi me enegji elektrike dhe kriza e madhe ekonomike nuk janë sfidat e vetme me të cilat po përballet Qeveria e Kosovës.

Ai ka potencuar se kjo qeveri po sfidohet edhe nga ndjenja “e ndjeshmërisë” në raport me qytetarët.

“Sfida më e madhe do të jetë menaxhimi i çështjeve të brendshme, dhe atë një pjesë e çështjeve të cilat prej një fati të keq të kësaj qeverie, nuk janë shkaktuar nga kjo qeveri por për të cilat duhet të menaxhojë kjo qeveri, që është një psh, furnizimi me energji elektrike. E dyta është kriza e madhe ekonomike që po ashtu është e bartur në krejt botën, pika këto që janë një fat i keq i qeverisë”, ka thënë Gashi.

“Ndjenja e ndjeshmërisë në raport me qytetarin po mungon dhe kjo nuk është një politikë e mençur sepse në këto rrethana të krizës mund të shkaktojë pakënaqësi më të mëdha”, shtoi ai.

Nevoja për të mbajtur një dialog më aktiv social, në rrethana të tilla një qeveri e re në detyrë, sipas Gashit duhet ta ketë kujdes dhe të kuptojë që dialogu dhe ndarja e ndjenjës së solidaritetit me qytetarët e Kosovës është më e vlefshme se “polarizimet që po i shkakton qeveria”.

“Mënyra se si qeveria po e menaxhon debatin publik është jashtë kontrolles, kjo si duket i ka dalë jashtë kontrollit për një arsyeje të thjeshtë se janë mësuar të jenë në opozitë me pas debatin të orientueshëm dhe në kontroll dhe tani duke qenë në pushtet kur nevojitet të jepet rezultat debati publik është shumë i vështirë të kontrollohet, nuk po arrin të menaxhojë as debatin publik në Kosovë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika