Shaban Gogaj nuk deklarohet për vrasje të rëndë, e pranon fajësinë për armëmbajtje pa leje

Shaban Gogaj, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt, tha se për veprën e parë “Vrasje e rëndë” nuk dëshiron të deklarohet, ndërsa për veprën e dytë “Armëmbajtje pa leje”, e pranon fajësinë

Në seancën e rigjykimit të enjten në Gjykatën Themelore në Pejë, Shaban Gogaj tha se për veprën e parë “Vrasje e rëndë” nuk dëshiron të deklarohet, ndërsa për veprën e dytë “Armëmbajtje pa leje”, e pranon fajësinë.

“Për veprën e parë është deklaruar avokati dhe nuk do të deklarohem, aktakuza ëshë e kundërligjshme, ndërsa për veprën e dytë e pranoj siç e kam pranuar herën e parë”, tha Gogaj.

Ndërsa, i akuzuari Isuf Cacaj tha se e pranon fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Seanca po vazhdon me fjalën hyrëse të palëve në procedurë.

Ndryshe, më 14 tetor 2022, Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt.

Ndryshe, Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtësit të Shaban Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar, avokatit Berat Tmava dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Kurse, pas shqyrtimit të ankesave, Apeli më 23 mars 2023 e ka kthyer lëndën në rigjykim./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika