Shabiu për rastin e dhunimit të 11 vjeçares: Kultura e mosndëshkimit nuk duhet të vazhdojë

Marigona Shabiu, nga organizata YIHR për rastin e përdhunimit të 11 vjeçares ka thënë se ky rast duhet të jetë thirrja e fundit për institucionet që të marrin masa dhe që kultura e mosndëshkimit të mos vazhdojë tutje

Marigona Shabiu, YIHR e ftuar në emisionin "Five"

Marigona Shabiu, nga organizata YIHR për rastin e përdhunimit të 11 vjeçares ka thënë se është rast i tmerrshëm për shoqërinë dhe rast alarmi për organet përgjegjëse për trajtimin e tij.

Shabiu në emisionin “Five” ka thënë për këtë rast se protesta do të mbahet të mërkurën duke filluar nga ora 12.00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ajo ka thënë se arsyeja e protestës është është një alarm se shteti ka obligim që të ofrojë siguri për qytetarët e saj.

Shabiu ka bërë të ditur se kërkesat kryesore të kësaj proteste do të jenë që shteti të ofrojë mbrojtje dhe siguri për qytetarët dhe të ofrojë dënime meritore për kryerësit e këtyre krimeve.

Ajo ka thënë se ka plot raste ende të paraportuara, të cilat mbesin ashtu për shkak se ekziston mungesa e besimit te institucionet gjegjëse.

“Në vendin e ngjarjes, kanë pasur sjellje kriminale disa persona, ka pasë raportime të atyre rasteve por Policia nuk po e kryen punën e duhur, pasi po kemi viktima të radhës”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ky rast duhet të jetë thirrja e fundit për institucionet publike që të marrin masa dhe që kultura e mosndëshkimit të mos vazhdojë tutje.

Ndërsa avokati, Artan Qerkini në lidhje me rastin në fjalë, ka thënë se qëllimi i sanksioneve penale është preventiva gjenerale që të ndikojë te tjerët të mos kryejnë vepra penale dhe të ndikojë te kryerësi i veprës penale që të mos përsërisë atë vepër.

“Gjykata Supreme duke e vërejtur këtë mangësi të sanksioneve e ka nxjerrë një udhëzues për ndëshkimet, por nuk është duke u zbatuar ai manual”, ka thënë Qerkini.

Sanksionet penale nuk janë në zbatim

Ai ndër të tjera ka thënë se shteti duhet fillimisht të kujdeset për viktimën, t’i ofrohet ndihmë sociale dhe psikologjike e të zhvillohet hetim i plotë në lidhje me rastin në fjalë.

“Mendimi im është se parandalimi i këtyre krimeve duhet të bëhet duke përdorur metodat e kombinuara, sociologjike dhe psikologjike, të përhapet më shumë vetëdija te popullata se nëse kryejnë ato vepra penale do ndëshkohen”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se duhet të përdoren metoda të kombinuara juridike, në mënyrë që këto raste në të ardhmen të mos përsëriten.

“Në rastin kur është një grup i personave që kryejnë një vepër penale, është rrethanë rënduese, edhe faktin se viktima është e mitur e re, të gjitha këto rrethana rënduese duhet të merren parasysh nga ana e Gjykatës kur e bën matjen e dënimit”, ka shtuar ai.

Se sa mund të dënohet një vepër e tillë penale, ai ka thënë se fillimisgt duhet të pritet kualifikimi juridik që do i bëhet këtij rasti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika