Shahini për caktimin e çmimeve të derivateve: Vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me Kushtetutën, të bëhet rishikimi

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për caktimin e çmimeve tavan për shitjen e derivateve nga dita e hënë, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka kërkuar që i njëjti të rishikohet

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, vendimin e Qeverisë së Kosovës për caktimin e çmimeve tavan për shitjen e derivateve nga dita e hënë, e ka quajtur vendim në kundërshtim me Kushtetutën.

Kjo për shkak se sipas tij, “neni 10 i Kushtetutës e përcakton ekonominë e tregut të lirë”.

Përmes një video-lidhje në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Shahini ka thënë se Qeveria e Kosovës bashkë me bizneset duhet të marrin një vendim të përbashkët që është në përkrahje të qytetarëve.

“Si AKB në mbledhjen e përbashkët me disa ekspertë të fushës, kemi ardhur në përfundim se ky vendim dhe udhëzim është në kundërshtim me Kushtetutën. Neni 10 i Kushtetutës e përcakton ekonominë e tregut të lirë dhe qeverisë apo shtetit i jep mundësi në tri raste kur ajo mund të merr një vendim të tillë dhe në tri rastet ekonomia e Kosovës nuk gjendet, një nga to është gjendja e jashtëzonshme, dhe me këtë situatë ne kemi reaguar që të rishikohet një vendim i tillë dhe kemi kërkuar se bizneset do të mund të ulen që të diskutojnë për përcaktimin e marzhës por edhe qeveria duhet ta ulë akcizën”, ka thënë ai.

“Nga të dy palët duhet të merret një vendim i përballueshëm por në favor të qytetarit, konsumatorit dhe bizneseve”, shtoi Shahini.

Siç thotë Shahini, përcaktimi i marzhës është në ndërhyrje në ekonominë e tregut dhe sipas tij kjo e dëmton këtë sektor.

“Ky vendim është vetëm për biznes, qeveria nuk ka lëshuar asnjë lehtësi për bizneset dhe në këtë drejtim ne e dimë që investimet në blerjen e importeve të derivateve të naftës janë rritur pothuajse dyfish, interesi dhe transaksionet bankare janë rritur dhe në atë rast mendojmë se përcaktimi i marzhës është në ndërhyrje në ekonominë e tregut dhe e dëmton shumë këtë sektor”, shtoi Shahini.

Ndryshe, të hënën e 27 qershorit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet maksimale për shitjen e derivateve, për 24 orët e ditës së hënë.

Në vendim bëhet e ditur se, çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 85 eurocentë për litër, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 74 eurocentë për litër, dhe çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 78 eurocentë për litër.

Sipas vendimit, Ministria e Tregtisë, çdo ditë do të caktojë çmimet tavan apo çmimet maksimale për shitjen e derivateve, varësisht edhe nga çmimi botëror i tyre.

Kohëve të fundit, çmimi i derivateve sidomos ai i naftës ka pësuar rritje, duke shkuar deri në 1.89 euro për litër.

Në mbledhjen e kaluar të qeverisë, ishte votuar propozimi i Ministrisë së Industrisë, Tregtisë për caktimin e një çmimi maksimal të derivateve.

Çmimi i derivateve në Kosovë, pësonte rritje edhe kur në bursën ndërkombëtare shënonte ulje.

Në mars të vitit 2022, një litër naftë kushtonte rreth 1.69 euro, varësisht nga lokacioni, kurse tash në fund të qershorit çmimi arrin në 1.89 euro për litër.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika