Shahini: Qeveria e Malit të Zi heq akcizën për derivate, Kosova urgjent ta veprojë

Sipas Agim Shahinit nga Aleanca Kosovare e Biznesit, Kosova duhet ta heqë akcizën për derivate sepse një gjë të tillë e ka bërë Mali i Zi, dhe kjo, siç thotë ai, do të ndikonte edhe më negativisht për ekonominë e Kosovës

Agim Shahini

Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Biznesit, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Malit të Zi ka marrë masa ndaj rritjes së çmimeve të derivateve, duke e hequr akcizën.

Sipas tij, me këtë veprim Mali i Zi do të tërheqë edhe më shumë turistë si pasojë e çmimit më të favorshëm të derivateve.

“Për t’iu dalë në mbështetje qytetarëve të Malit të zi, qeveria e saj heq akcizën në derivate dhe çmimi i eurodizelit kushton 1.58€ për litër. Me këtë veprim arrin dy efekti për rimëkëmbjen ekonomike, duke bërë atraktive edhe më shumë për turizëm dhe duke rritur të hyra kesh nga turistët e Kosovës dhe të Shqipërisë. Kosovarët vinë në Mal të Zi, pushojnë dhe furnizohen më derivate duke i kursye deri në 0.20-0.30cent për litër”, ka shkruar Shahini në Facebook.

Ilustrim

Në fund, Shahini ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të marrë veprime urgjente për ta hequr akcizën për derivate.

Ndryshe, çmimi i naftës në Kosovë sillet rreth 1 euro e 82 cent për litër, krahasuar me javët e kaluara dallimi është 11 cent më shtrenjtë.

Ndaj kësaj situate, Ministria e  Tregtisë dhe Industrisë, pritet t’i përgjigjet me një vendim për caktimin e marzhës së fitimit, ku për shitësit me pakicë, fitimi në litër do të jetë 6 deri në 10, ndërsa të atyre me shumicë, 2 deri në 3 cent.

Kryetari i Soqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, një propozim të tillë e kishte vlerësuar si  të papranueshëm.

Ai kishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ulet akciza apo edhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika