Shakira është rikthyer në qendër të vëmendjes pas njoftimeve se është në lidhje me aktorin britanik Lucien Laviscount,31-vjeçar.
Por romanca e artistes ka ngjallur shqetësim tek miqtë e saj. Ata druhen se Lucien është lidhur me këngëtaren vetëm për famë.
Aktori apo i dashuri i ri i Shakirës ka qenë pjesëmarrës në klipin e kësaj të fundit të këngës Punteria, ku edhe dyshohet që nisi gjithçka. Burimet e brendshme kanë konfirmuar se ata janë bashkë, por nuk “duken shume te dashuruar’, gjë që ka lehtësuar miqtë e 47-vjeçares Shakira, të cilët thuhet se kanë frikë se ai do t’i thyejë zemrën.
Sipas DailyMail, burimet e brendshme kanë konfirmuar se ata janë bashkë, por nuk janë “shumë të dashuruar”, gjë që ka lehtësuar shumë miqtë e 47-vjeçares Shakira, të cilët thuhet se kanë frikë se ai do t’i thyejë zemrën.