Shaktërrohet një laborator ku kultivohej droga në Zveçan, arrestohen katër persona

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur për shkatërrimin e një laboratori ku kultivohej droga, me ç’rast lidhur me rastin janë arrestuar katër persona

Shaktërrohet një laborator ku kultivohej droga në Zveçan

Një laborator i kultivimit të substancane narkotike është shkatërruar të martën e 19 prillit në komunën e Zveçanit.

Kështu është bërë e ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se lidhur me rastin janë arrestuar katër persona.

Shaktërrohet një laborator ku kultivohej droga në Zveçan

“Sapo është shkatërruar laboratori i radhës i kultivimit të substancave narkotike në Komunën e Zveçanit. Deri tash, nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi dy mijë fije kanabis, janë arrestuar tre shtetas serb të Serbisë dhe një shtetas serb i Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Ndryshe, më 16 shkurt të këtij viti, ishte zhvilluar një operacion anti-drogë në rajonin e Suharekës.

Ilustrim

Ky operacion nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, kishte për cak një grup të personave të cilët prodhonin marihuanë në fshatin Shirokë të komunës së Suharekës.

Prokuroria e Prizrenit kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj gjashtë të pandehurve, të arrestuar në aksionin anti-drogë në Shirokë të Suharekës.

Ilustrim

Sipas kërkesës së prokurorisë, të pandehurit kanë kultivuar bimën e hashashit, shkurres së kokainës ose bimën e kanabisit, me qëllim të prodhimit të narkotikeve ose substancave psikotropike, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me njëri – tjetrin kanë kultivuar bimën narkotike brenda një objekti që ka shërbyer si mulli në fshatin Shirokë – Komuna e Suharekës, dhe atë në katin e 7-të.

Me këto veprime, të pandehurit kishin për të kryer veprën penale – kultivimi i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika