Shala akuzon ministrin Murati se ka ndarë mbi 757 mijë euro për pagat në AKP

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, e ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, se ka ndarë heshturazi mbi 757 mijë euro për pagat në AKP

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, e ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, që sipas tij me vendim të veçantë i ka ndarë Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbi 757 mijë euro për paga.

Sipas tij, këto mjete janë ndarë “për të mbuluar vendimin e kontestuar për zvogëlimin e pagave të punëtorëve të nxjerrë nga Bordi i AKP-së”.

“Ministri Hekuran Murati me vendim të veçantë i ndan AKP-së 757.802 euro për paga dhe mëditje, për muajt Nëntor-Dhjetor 2022”, ka shkruar ai në Facebook.

“Si rezultat i lojërave propagandistike, për dy muajt e fundit, heshturazi, AKP dhe Hekuran Murati ishin dakorduar që ky i fundit të ndajë edhe 757.802 euro, për të mbuluar vendimin e kontestuar për zvogëlimin e pagave të punëtorëve të nxjerra nga Bordi i AKP-së”, shtoi ai.

E vërteta, sipas Shalës, del që AKP gjatë tërë vitit 2022 ka realizuar pagat e njëjta, pa i zbritur ato fare.

“Në vitin kur të gjithë ne pritnim shuarjen e AKP-së, Qeveria dhe bordi i AKP-së kishin nxjerrë rregullore të re dhe kishin miratuar vendimin për uljen e pagave”.

Shala ka theksuar se bordi i AKP-së po vazhdon shitjen e aseteve nacionale, me të njëjtën metodologji, me të njëjtën praktikë, pa ndryshuar asgjë nga praktikat e kaluara.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika