Shala: Do të doja që qeverisja Kurti të mos vazhdonte asnjë ditë më shumë

Deputeti nga radhët e LDK-së Kujtim Shala, i pyetur se a ka plan apo iniciativë LDK-ja për rrëzimin e qeverisë Kurti, ka deklaruar se do të dëshironte që kjo qeveri të mos vazhdojë as edhe një ditë qeverisjen. Ndërsa, ka theksuar se kjo nuk do të ndodhë derisa përkrahet nga shumica

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Deputeti në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Kujtim Shala, në emisionin Debat Plus kur është pyetur se a ka plan apo iniciativë LDK-ja për rrëzimin e qeverisë Kurti ka refuzuar të ofrojë një përgjigje direkte, megjithatë ka theksuar se dëshira e tij është që qeveria e kryeministrit Kurti mos të vazhdojë të qeverisë asnjë ditë më shumë.

Por që sipas Shalës një qeverisje e tillë do të vazhdojë pasi ka shumicën që e përkrah.

“Unë do të doja qe kjo qeveri të mos vazhdonte asnjë ditë më shumë por ky e ka shumicën dhe ky kryeministër dhe kjo qeveri pavarësisht se si e përshkruajë unë dhe çfarë mendimi kam është legjitime, është vullnet politik po e humbi shumicën rrëzohet, po e pati mbahet”, ka deklaruar Shala.

Ndërsa, ka shtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të jetë asnjëherë në formatin e opozitës që Kurti ka qenë dikur.

“Ne nuk e mendojmë asnjëherë opozitën si një organizim politik që e cënon shumicën. Nëse e mendoni LDK-në në formatin e opozitës që bënte Kurti dikur e keni shumë gabim sepse ajo nuk do të ndodhë asnjëherë”, ka vijuar Shala.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika