Kujtim Shala, nga radhët e LDK-së, ka shprehur besim të madh në mundësinë e fitores së partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme, më 9 shkurt.
Ai ka theksuar se gjasat janë shumë të mëdha dhe se 7.6 përqindësh i qytetarëve të papërcaktuar mund të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve.
Ai ka shtuar se gjithçka do të varet nga këto 30 ditë të mbetura para zgjedhjeve.
“Gjasat që LDK-ja t’i fitojë zgjedhjet janë shumë të mëdha, dhe ai 7.6 përqindëshi i qytetarëve votuesve të papërcaktuar mund të përcaktojë fituesin. Dhe kjo do të varet nga këto 30 e ca ditë që kanë mbetur. Ky 7.6 përqindësh do ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve”, ka deklaruar Shala në Debat Plus.