Shala: Humbjet në Trust për muajin mars janë rreth 60 milionë euro, situata alarmante

"Situata në Trust është alarmante! Gjatë vitit 2022, të gjithë kontribuesit e vendit kanë humbur hiq më pak se 118 milionë euro mjete të tyre në Trust", ka shkruar deputeti i PDK-së, Ferat Shala

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se humbjet në Fondin Pensional të Kosovës (TRUST) gjatë muajit mars janë rreth 60 milionë euro.

Ai e ka cilësuar si alarmante gjendjen aktuale në Trust.

“Humbjet në Trust gjatë këtij muaji, janë rreth 60 milionë euro!

“Situata në Trust është alarmante! Gjatë vitit 2022, të gjithë kontribuesit e vendit kanë humbur hiq më pak se 118 milionë euro mjete të tyre në Trust. Trendi i rënies së aksioneve është në situatë shqetësuese edhe këtë vit”, shkroi Shala në Facebook.

Përkundër kësaj situate, sipas Shalës, Qeveria ende nuk e ka vendosur bordin menaxhues.

Ai ka theksuar se rreth tre miliardë euro të Trustit janë nën mëshirën e rrethanave dhe kohës, nën mëshirën e tregjeve globale.

“Praktikisht nën mëshirën e askujt”.

“Jo shumë larg nga tash, kur Partia Demokratike kërkonte që një pjesë e mjeteve t’iu kthehej qytetarëve, atyre që kishin kontribuar, Qeveria dhe mazhoranca me këmbëngulje refuzuan dhe votuan kundër, në emër të ruajtjes së skemave sociale për moshën e penzionimit”, vijon shkrimi i tij.

Shala ka thënë se koha po e vërteton kërkesën e drejtë e legjitime të qytetarëve për Trustin, “sidomos tani kur humbjet janë në total rreth 200 milionë euro”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika