Shala i bën thirrje qeverisë të reflektojë në lidhje me grevën e minatorëve

"I bëj thirrje Qeverisë që të reflektojë sepse situatën e kemi në përkeqësim të skajshëm. Ku është Qeveria sot kur minatorët janë në grevë. Pse Qeveria frikësohet të komunikojë me minatorët apo është e vetëdijshme se i ka mashtruar keq dhe thellë", ka thënë Shala nga radhët e PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka kritikuar qeverinë e Kosovës në seancën e Kuvendit të enjten në lidhje me gjendjen e minatorëve në Minierën e Trepçës.

Shala ka ironizuar me qeverinë se ku gjendet tash kur minatorët janë në ditën e tretë të grevës duke thënë se “i ka mashtruar keq”.

“Në Minierën e Trepçës po vazhdon sot dita e tretë e grevës. Minatorët në thellësi prej 700-800 metra sot kanë kërkesa elementare sociale, ekonomike e menaxheriale. Kanë kërkesë që të kenë siguri në punë, t’i gëzojnë pagat e meritueshme, të ndryshojnë një menaxhment joligjor dhe jofunksional. Të gjitha kërkesat e minatorëve i mbështesim sepse janë legjitime. I bëj thirrje Qeverisë që të reflektojë sepse situatën e kemi në përkeqësim të skajshëm”, ka thënë Shala.

Tutje ai ka pyetur se pse Qeveria “po ka frikë” të komunikojë me ta?

“Ku është Qeveria sot kur minatorët janë në grevë. Asnjë nga institucionet e shtetit nuk i ka vizituar. Pse Qeveria frikësohet të komunikojë me minatorët apo është e vetëdijshme se i ka mashtruar keq dhe thellë?”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika