Shala: Kryeministri me gjuhë të papërshtatshme ndaj sistemit të drejtësisë

Ish kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala në FIVE ka folur lidhur me “luftën e hapur” të Albin Kurtit me Prokurorinë Speciale të cilës i ka qitur kushte për të dhënë intervistë në cilësinë e dëshmitarit derisa gjatë ditës kryetari i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka thënë se “askush nuk është mbi ligjin”.

Sipas Shalës, Isufaj ka thënë atë çfarë ai e ka për detyrë ta thotë.

“Ai e ka për detyrë dhe obligim me mbrojt Kushtetutën dhe ligjin. Kryeministri e ka pas një gjuhë të papërshtatshme dhe denigruese ndaj sistemit të drejtësisë. Këtë e kemi thënë edhe disa herë se kryeministri e shumë deputetë e ministra e përdorin një gjuhë denigruese ndaj sistemit të drejtësisë që është shumë e papranueshme”, ka thënë ai.

Tutje Shala ka thënë se kjo gjuhë e përdorur nuk është e duhur pasi që kemi të bëjmë me kryeministrin e Kosovës dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës pavarësisht emrave të përveçëm, gjuha duhet të jetë e përmbajtur sepse nuk flitet për individ por për institucione.

“Përpara dilke në Parlament e mbrojke Nagip Krasniqin, tash ngritët aktakuza e dytë ndaj tij edhe për 37 milion euro, d.m.th. nuk është diçka a aty bash bash e kjartë, se kryeministri po i mbron këta”, ka thënë Shala.

“Është hera e parë që një kryeministër i mbron të dyshuarit që janë për vepër penale për korrupsion”.

“Andaj duhet të jemi të kjartë po foli për kryeministrin nuk po foli për Albinin. Andaj nëse kryeministri, ministra, deputet e kanë një gjuhë denigruese për sistemin e drejtësisë… na e dimë që ka edhe të metura edhe në sistemin e drejtësisë…mirëpo duhet të ndalen kta[ekzekutivi dhe legjislativi] dhe mos të flasin për sistemin e drejtësisë me këtë gjuhë”, ka thënë ai.

Tutje Shala ka folur edhe për deklarimin e kryeministrit rreth guximit të prokurorëve se a guxojnë ata të shkojnë në kryeministri dhe ta intervistojnë.

Sipas ish gjyqtarit, është deklaratë e “shumë e pamatur e kryeministrit”.

“Po mendon se ai është tash më i forti, më i guximshmi edhe këta[prokurorët] nuk guxojnë. Unë as nuk besoj që ka me ndodh ajo që me shku e me ngre zhag kryeministrin se ajo është katastrof nëse ndodh ajo, mirëpo ky duhet me qenë shembull për qytetarët”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika