Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Kujtim Shala, ka deklaruar se Albin Kurti nuk do ta fitojë dhe nuk duhej ta fitonte një mandat të dytë si kryeministër.
Sipas tij, LDK-ja është partia më e madhe në vend dhe ka dëshmuar gjatë kësaj fushate se është e gatshme për të marrë drejtimin e vendit.
Shala vlerësoi se performanca e LDK-së në këtë fushatë ka qenë e jashtëzakonshme.
“Kurti s’do ta fitojë dhe s’duhej ta fitonte edhe një mandat… LDK-ja është partia më e madhe në Kosovë. Siç e ka dëshmuar në këtë fushatë, në të cilën ai (Lumir Abdixhiku) ka shkëlqyer, e ka krejtësisht të qartë se çka do të bëj. Prandaj ka mbështetje shumë të madhe. Së pari në LDK, e cila është krejtësisht e bashkuar, kemi një program të menduar dhe të punuar me kujdes”, ka thënë Shala në Debat Plus.
Shala: Në Llap ka kryengritje politike, LDK-ja triumfon më 9 shkurt