Shala me kritika ndaj qeverisë: Nuk keni sjellë asgjë në KEK përveçse shkatërrimit

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar në lidhje me emërimin e Përparim Kabashit si ushtrues detyre të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.

Në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend ku po diskutohet për zhvillimet e fundit në KEK, Shala ka thënë se i njëjti që është vendosur si ushtrues detyre akuzohet për vepra të ndryshme penale.

Ai ka akuzuar qeverinë, përkatësisht, ministren e ekonomisë Artane Rizvanolli dhe kryeministrin Albin Kurti, pasi sipas tij këta persona nuk kanë sjellë asgjë në KEK përpos shkatërrimit të korporatës energjetike.

“Personi në fjalë akuzohet për vepra të ndryshme penale. Këta persona nuk kane sjellë asgjë në KEK përpos shkatërrimin e korporatës energjetike dhe nuk kanë pasur guxim për të menaxhuar në mënyrë të duhur”, ka thënë Shala.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika