Shala: Në Llap ka kryengritje politike, LDK-ja triumfon më 9 shkurt

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Kujtim Shala, deklaroi se Llapi në tërësi janë gati për një fitore të thellë të LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Shala e përshkroi situatën në Llap si një “kryengritje politike” kundër sjelljes së kryeministrit dhe pushtetit lokal të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Abdixhiku në Podujevë: Kosova në udhëkryq, zgjedhjet do të përcaktojnë të ardhmen e shtetit

“Në Podujeve ka një kryengritje politike. Për sjelljen e kryeministrin dhe pushtetin lokal të tij në Podujevë dhe për të mbështetur LDK-në.

Podujeva dhe Llapi në tersi është një nga zonat, kur ne të dielën dot ë fitojmë me diferencë shumë të madhe”, ka thënë Shala në Debat Plus.

Duke komentuar mbi fushatën e partive rivale, Shala tubimin i fundit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë – që ishte përmbyllja e fushatës së tyre – e cilësoi si “kulmi i ulët” i përpjekjeve elektorale të kësaj partie.

“Nga ajo që mund të shohim mbështetje shumë të madhe se që i ka dhënë Vetëvendosjes e gjithë Kosova. Sepse tubimi ynë nënkupton vetëm Llapin, Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur fushatën. Pra ky ka qenë tubimi qendror. Kulmi i fushatës. Që u dok një kulm i ulët”, ka shtuar Shala

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika