Shala për audio-incizimet e Kusari-Lila: Ato përgjime janë vetëm fillimi

Shala konsideron se situata e Kusari-Lila është një “Watergate” për Kosovën sepse sipas tij, do të dalin qasje që nuk kanë qenë të njohura për opinionin publik. Ky i fundit vlerëson se Kusari-Lila do duhej të jepte dorëheqje nga pozita e saj si shkak i shkeljeve etike dhe atyre profesionale

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, ka vlerësuar se Kutia e Pandorës tashmë është hapur dhe se audio-incizimet e telefonatave të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, me Slavko Simiq janë vetëm fillimi.

Në “FIVE” të RTV Dukagjini, Shala ka krahasuar këto publikime me “Watergate”.

“Këto përgjime janë vetëm fillimi i atyre që do të pasojnë, sepse është hapur Kutia e Pandorës, sepse hipotetikisht, çka do të ndodhë nëse do të dalin përgjimet në mes ministrit dhe komandantëve taktikë operativë të Policisë së Kosovës. Situata e Kusari-Lila është një “Watergate” për Kosovën, sepse do të dalin shumë qasje që nuk kanë qenë të njohura për opinionin publik dhe për simpatizuesit e LVV-së”, ka deklaruar ai.

Shala kujton një deklaratë të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ku qeverisjen e Kurtit e konsideronte “të ndërtuar nga letrat”.

“Do të vije ajo që thoshte Haradinaj, ajo shtëpia prej kartonave do të bjerë”, ka deklaruar Shala.

Ky i fundit vlerëson se Kusari-Lila do të  duhej të jepte dorëheqje nga pozita e saj, si shkak i shkeljeve etike dhe atyre profesionale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika