Shala për audio-incizimin Kusari-Lila – Radojçiq: Rrezikon sigurinë nacionale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, ka folur për audio-incizimin e publikuar ku dëgjohet një bisedë mes kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe Milan Radojçiq, i njohur si terrorist e kriminel.

Shala e ka cilësuar këtë komunikim si një kërcënim serioz për sigurinë nacionale të vendit dhe ka kërkuar që ky rast të zbardhet plotësisht.

“Mendoj që raportet e tilla nuk janë vetëm të dëmshme por edhe të rrezikshme. Rrezikojnë sigurinë nacionale të vendit. Sidomos kur kemi parasysh, komunitet e tilla bëhen dhe zhvillohen me shumicë parlamentare dhe Qeverinë e vendit, përfshirë kryeministrin me aq sa kuptojmë nga këto biseda të publikuara. Por duhet them që zonja Kusari si subjekt bënë një lloj detyre politike dhe është në një funksion që nuk është krejtësisht politik, në dobi të politikave të shumicës dhe kryeministri, të cilat, i dakordon me një person që punon kundër interesit të Kosovës. Me persona të tillë dhe komunikime të tilla mund të zhvillohesh raporte, etëm raport me të cilat si shumicë dhe kryeministër cenon dhe rrezikon interesin e vendit tënd”, ka thënë Shala në Debat Plus.

Shala përfundoi duke theksuar se kjo çështje duhet të hetohet deri në fund, pasi nuk është vetëm një çështje që lidhet me zonjën Kusari-Lila, por me sigurinë dhe interesat kombëtare të Kosovës.

“Mendoj që kjo duhet të zbardhet deri në fund, kjo s’ka të bëjë me zonjën Kusari, ka të bëjë me vendin”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika