Shala për hetimin energjetik : LVV po tenton ta bllokojë nismën e PDK-së

"Kjo është orvajtja e radhës e mazhorancës për ta bllokuar nismën opozitare për ta bllokuar nismën e PDK-së, për ta zbardhur të vërtetën mbi keqmenaxhimin në sektorin energjetik"

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala

Ndryshe nga kërkesa e opozitës, mazhoranca do të përfshijë zgjerimin e hetimeve për sektorin e energjisë që nga shpallja e pavarësisë deri në qeverinë aktuale.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje përmes iniciativës së saj, po tenton ta zvarrit procesin e krijimit të komisionit të kërkuar nga opozita.

“Kjo është orvajtja e radhës e mazhorancës për ta bllokuar nismën opozitare, për ta bllokuar nismën e PDK-së, për ta zbardhur të vërtetën mbi keqmenaxhimin në sektorin energjetik”, ka thënë ai në një prononcim për RTV Dukagjinin.

Sipas tij, ligjshmëria e kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës është e padiskutueshme, andaj siç theksoi ai çdo përpjekje mund të krahasohet me një lloj diversioni politik.

“Legjitimiteti i kërkesës sonë vazhdon të jetë i pakontestueshëm, i pandalshëm dhe i pathyeshëm andaj çdo orvajtje mund ta krahasojmë me një lloj sabotimi politik dhe taktik që mazhoranca po e bën në mënyrë që t’i ikë të vërtetës”, shtoi ai.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala

Ndërkaq, të enjten e 28 prillit do të mbahet seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës, ku pritet që në rend të ditës të hyjë edhe themelimi i Komisionit Hetimor për Energji.

Lidhur me këtë, deputeti i PDK-së, Shala, ka deklaruar se si parti opozitare PDK do të këmbëngul në procesin e formimit të komisionit si kërkesë opozitare legjitime.

“Në rend të ditës nesër e kemi formimin e komisionit hetimor parlamentar, rend dite që është sipas të gjitha procedurave të rregullta, i miratuar nga kryesia e kuvendit dhe do të insitojmë që në pikën e caktuar të rendit të ditës sipas agjendës së miratuar nga kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryesia e kuvendit ne do të procedojmë formimin e komisionit hetimor parlamentar”, shtoi ai.

Ndryshe, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se komisioni i propozuar nga ta do të jetë ndryshe nga ai i opozitës.

Sipas saj, ky komision përveç pikave të kërkuara nga opozita, do të përfshijë hetimin e sektorit të energjisë që nga shpallja e pavarësisë deri në ditët e sotme.

Mimoza Kusari-Lila, Shefe e Grupit Parlamentar të VV-së

“Do të prezantojmë propozimin tonë për zgjerim të spektrit të hetimit parlamentar, duke përfshirë edhe pikat që i ka propozuar tashmë opozita. Me dyzet nënshkrime të grupit parlamentar do të dorëzojmë këtë kërkesë që të mundësojmë formimin e komisionit hetimor parlamentar. Ne jemi të interesuar në zbardhjen e të gjitha fakteve që lidhen me vendimmarrjen me sektorin e energjisë që nga shpallja e pavarësisë deri në qeverinë aktuale, dhe një propozim të tillë do të dorëzojmë (sot) në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ajo.

Kusari theksoi se kërkesa e opozitës për formimin e komisionit hetimor parlamentar në formën aktuale, është e pamundur të bëhet.

Ndërkaq, më 28 mars të vitit 2022, me 23 vota për dhe 50 kundër, Kuvendi i Kosovës nuk e kishte miratuar themelimin e komisionit për hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës.

Iniciativën e PDK-së nuk e kishin votuar deputetët e pushtetit.

Pas kësaj, shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kishte thënë se nuk do të vazhdojnë të qëndrojnë në sallë, e pas tyre sallën e lëshuan edhe deputetët tjerë të opozitës, ata të LDK-së e AAk-së.

Para votimit, ministri i Financave, Hekuran Murati, kishte deklaruar se themelimi i një komisioni për hetimin e situatës së energjisë elektrike, vetëm do t’ia merrte kohën qeverisë në përmbushjen e programit.

Ai, para deputetëve kishte theksuar se nëse kuvendit i interesojnë keqpërdorimet, duhet të kthehet në vitin 2008, ku tha se ishin shpenzuar 210 milionë euro për një kredi ndaj KEK-ut.

Vetëvendosje dorëzon në Kuvend 40 nënshkrimet për themelimin e komisionit për energji

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika