Shala për planin e AAK-së: Anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO është i mundshëm, FSK-ja ka doktrinë amerikane

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO brenda një viti është një objektiv i arritshëm.

Këto deklarata pasojnë zotimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit ka premtuar një përshpejtim të procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO – gjë për të cilën Shala theksoi se është e mundshme.

Haradinaj: Në Pentagon s’kam parë asnjë refuzim për anëtarësimin e drejtpërdrejtë të Kosovës në NATO

Sipas Shalës, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk ka nevojë të kalojë nëpër programin e Partneritetit për Paqe, një proces që shumë shtete tjera, si Mali i Zi dhe Maqedonia, kanë kaluar për shkak të trashëgimisë së tyre të sistemit të mëparshëm.

“Çështja e AAK-së, për një vjet në NATO është e mundur të realizohet kjo. Sepse Kosova e ka planin e saj 10 vjeçar. Është në fazën e tretë të planit gjithëpërfshirës. Ku në 2028 përmbyllet ky plan. Dhe Kosova nuk ka nevojë fare në jetë në kuadër të tri P-jave. Plani për Partneritetit për Paqe. Pra është një program në kuadër të NATO-s që duhet ta kalojnë shtetet, e cilat nuk kanë doktrinë të bazuar amerikane. Pra shteti si Bullgaria, Rumania, Mali i Zi, Maqedonia… kanë trashëguar një sistem të kaluar është dashur të hyjnë në një program të tillë. Por FSK-ja nuk nevojë farë të kalojë nëpër këtë program, sepse plani 10-vjeçar e përmban kët plan brenda saj”, ka thënë Shala në Debat Plus.

Ai shtoi se pengesat për anëtarësimin e Kosovës janë më shumë politike sesa ushtarake.

“Dhe është e mundur që në konturat gjeopolitike, brenda mandatit një vjetar të qeverisë së ardhshme në kuadër të saj është e mundshëm realizimi, sepse është vetëm pengesë politike e anëtarëve të NATO-s dhe assesi ushtarake”, ka shtuar Shala.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika