Shala për Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë: Ky ligj duhet të rishkruhet

Për Gëzimi Shalën Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë,  duhet të kthehet në pikën zero dhe është bërë gabim që është miratuar në parimi nga Kuvendin i Kosovës

Gëzimi Shala nga IKD-ja

“Praktikisht ky ligj duhet të rishkruhet nga pika zero” ka thënë Gëzim Shala.

Shala nga IKD-ja, ka folur për Projektligjin për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ku ka thënë se ky Projektligji nëse arrinë të bëhet ligj do të ketë target të hetimit të gjithë zyrtarët publikë dhe familjarët e tyre.

Ai ka thënë se ky projekt ligj do të hetojë një pjesë të madhe të qytetarëve, pasi sipas tij, në administratën e shtetit punojnë një numër i madh i njerëzve, përveç tyre janë edhe familajrët e tyre, kjo e rritë numrin e personave që mund të hetohen.

Tutje, Shala ka treguar se Projektligjin në Komisionin e Venecias, nuk e kishte dërguar Ministria e Drejtësisë por Kryetari Kuvendit të Kosovës Galuk Konjufca, pasi Ministria e Drejtësisë  e kishte dërguar dhe pa opinionin e Venecias në Parlamentin e Kosovës.

Ministria e Drejtësisë për Gëzim Shalen kishte pësuar ”debakël të thellë në Komisionin e Venecias, nuk ka asnjë çështje të rëndësishme në këtë Projektligj e  në të cilën Komisioni i Venecias, ka ka dhënë të paktën një vërejtje”.

Ai ka thënë se Komisioni i Venecias ka kërkuar që të mos këtë Byro për Konfiskimi të Pasurisë por këto kompetenca t’i epen  ndonjë institucioni ekzistues të drejtësisë.

Shala ka treguar dhe keqkuptimin e Opinionit të  Komisionit të Venecias ku ka thënë nuk janë gjashtë rekomandime por gjashtë lloje të sugjerimeve në të cilat përfshinë 15 rekomandime.

“Është gabimi që ky ligji është miratuar në parimi në leximi të parë” pasi sipas Shalës ky ligji nuk do të jetë në duart eksperteve siç i ka Ministria e Drejtësisë por në duart e personave politik siç janë deputetët e Kuvendi të Kosovës.

Për Shalën është e vështirë që rekomandimet opinionit të Venecias  të vlerësohen drejte nga deputetët.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika